Akademia e të Drejtave të Njeriut dhe Minoriteteve - Voskopojë

Edukimi

Grupi Shqiptar i të Drejtave të Njeriut (GSHDNJ) dhe Rrjeti i Organizatave "Zëri i të Rinjve" organizojnë prej vitit 2012 këtë Akademi, ku të rinj nga e gjithë Shqipëria do të kenë mundësinë të bëhen pjesë e një eksperience intensive, interaktive dhe frymëzuese mbi të drejtat e njeriut, të drejtat e minoriteteve, barazinë gjinore, paqen dhe sigurinë, aktivizmin rinor dhe angazhimin qytetar.

Akademia do të ofrojë leksione, diskutime, aktivitete praktike dhe ndërvepruese me ekspertë shqiptarë dhe të huaj, si dhe mundësi për t’u angazhuar në aktivitete follow-up edhe pas përfundimit të trajnimit.

Këtë vit, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të eksplorojnë forma kreative të aktivizmit, përfshirë muzikën, podcast-et, komunikimin publik dhe angazhimin me komunitetin lokal. ✨

📍 Voskopoje, Korçë
📅 6–10 Korrik
⏳ Afati i aplikimit: 15 Qershor
👥 Për të rinj të moshës 17–26 vjeç

Apliko THIRRJE PËR PJESËMARRËS

Ndani artikullin: