Akademia për Politika Publike dhe Sociale Musine Kokalari

Edukimi
Akademia për Politika Publike dhe Sociale Musine Kokalari

Aplikoni për t’u bërë pjesë e Gjeneratës VI të Akademisë për Politika Publike dhe Sociale Musine Kokalari.


Instituti për Politika Sociale Musine Kokalari hap thirrjen për aplikime për Gjeneratën VI të Akademisë, e cila do të mbledhë studentë dhe të rinj nga komunitete të ndryshme për një javë intensive mësimi, debati dhe shkëmbimi përvojash.

Gjatë një jave intensive, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të ndjekin ligjërata, punëtori dhe vizita studimore me profesorë, studiues dhe ekspertë vendorë, rajonalë dhe ndërkombëtarë.

Fushat Tematike:
🧠 Historia, kombi, shtetësia dhe qytetaria
🏛️ Ideologjitë politike dhe politikat publike
🤝 Barazia dhe gjithëpërfshirja sociale
🌱 Mjedisi dhe drejtësia sociale
💼 Politikat sociale dhe ekonomia e mirëqenies
✅ Të gjitha shpenzimet e pjesëmarrjes mbulohen nga organizatori.
🗣️ Sigurohet përkthim në gjuhën shqipe dhe serbe.
📌 Afati i fundit për aplikim: 𝟮𝟳 𝗸𝗼𝗿𝗿𝗶𝗸 𝟮𝟬𝟮𝟲

📧 Për të aplikuar, dërgoni:
• CV
• Letër motivuese
në adresën: 𝗶𝗻𝗳𝗼@𝗺𝘂𝘀𝗶𝗻𝗲𝗶𝗻𝘀𝘁𝗶𝘁𝘂𝘁𝗲.𝗼𝗿𝗴

🗓️ Akademia mbahet më 𝟭𝟰–𝟭𝟵 𝘀𝗵𝘁𝗮𝘁𝗼𝗿 𝟮𝟬𝟮𝟲 | 📍 Prishtinë

Ndani artikullin: