Albanian Network for Rural Development hap aplikimet per BEYOND
Po kërkon një mundësi angazhimi si vullnetar/e dhe përvojë reale profesionale? ANRD të fton të bëhesh pjesë e një përvoje unike me projektin BEYOND.
Çfarë ofron programi?
Angazhim praktik si vullnetar/e: 6 muaj angazhim në Shqipëri (20 orë/javë), me fokus në zhvillimin e aftësive profesionale dhe punë praktike.
Eksperiencë ndërkombëtare: Mundësi për 6 muaj të tjerë vullnetarizëm në Francë, Bosnjë, Serbi ose Mal të Zi.
Fokus profesional: Turizëm, Kulturë, Trashëgimi dhe Aftësi Digjitale.
Certifikim dhe njohje zyrtare: Pjesmarrësit përfitojnë certifikatë vullnetari, si dhe librezë vullnetari të regjistruar sipas legjislacionit në fuqi, që dokumenton eksperiencën dhe angazhimin e tyre.
Kush mund të aplikojë?
Të rinjtë 18-30 vjeç.
Prioritet kanë të rinjtë që aktualisht nuk janë në punë apo shkollë (NEET).
Personat e gatshëm të ndjekin praktikën deri në fund.
Si të bëhesh pjesë?
Plotëso formularin këtu: https://forms.gle/oeczKQ2SLiF4pcQJ6
Afati i fundit: 29 qershor 2026
Aplikimet shqyrtohen sapo mbërrijnë dhe kandidatët e përshtatshëm do të ftohen menjëherë për intervistë.