ANNUAL DAJTI MOUNTAIN HIKE | NEW VISION
Dajti na thërret!
Një traditë që na bashkon, vit pas viti.
Më 23 Shtator, New Vision organizon Annual Dajti Mountain Hike – një ditë e veçantë ku vullnetarët tanë bashkohen për të kaluar kohë në natyrë, për të njohur njerëz të rinj dhe për të krijuar kujtime të bukura së bashku.
Nëse dëshiron të bëhesh pjesë e kësaj eksperience, ndiq këto hapa;
SI TË BËHESH PJESË?
1️⃣ Apliko si vullnetar/e i/e New Vision
Nëse nuk je ende pjesë e komunitetit të vullnetarëve të New Vision, hapi i parë është të aplikosh për t'u bërë vullnetar/e përmes linkut
2️⃣ Plotëso formularin e Marshimit në Dajt
Pasi të aplikosh për t'u bërë pjesë e New Vision, plotëso formularin e dedikuar për Annual Dajti Mountain Hike.
3️⃣ Përgatitu për aventurën!
Merr me vete energjinë e mirë, këpucët e përshtatshme për ecje, ujë dhe dëshirën për të kaluar një ditë fantastike me komunitetin tonë.
4️⃣ Bashkohu me ne në Dajt!
Takojmë vullnetarë të rinj dhe të vjetër, ngjitemi drejt Dajtit, shijojmë natyrën dhe kalojmë një ditë larg rutinës.
PSE TË BËHESH PJESË?
Sepse vullnetarizmi nuk është vetëm të japësh kohën tënde — është të njohësh njerëz, të krijosh eksperienca, të mësosh dhe të jesh pjesë e një komuniteti që sjell ndryshim.
📌 Shënim i rëndësishëm:
Nëse nuk je ende vullnetar/e i/e New Vision, duhet të aplikosh fillimisht për t'u bërë pjesë e komunitetit të vullnetarëve përmes linkut në bio, dhe më pas të plotësosh formularin e Annual Dajti Mountain Hike