Bursa Ndërkombëtare Parlamentare (IPS) e Bundestagut Gjerman!

Bursë
Bursa Ndërkombëtare Parlamentare (IPS) e Bundestagut Gjerman!

A ju intereson politika, demokracia dhe bashkëpunimi ndërkombëtar?

Atëherë shfrytëzoni mundësinë për të aplikuar për Bursën Ndërkombëtare Parlamentare (IPS) të Bundestagut Gjerman!

Programi u ofron të diplomuarve me arsim të lartë mundësinë të njihen për pesë muaj me punën parlamentare në Berlin – duke përfshirë një praktikë tremujore në zyrën e një deputeti. Programi zhvillohet çdo vit nga 1 marsi deri më 31 korrik.

✅ Nëse keni përfunduar studimet universitare, zotëroni njohuri shumë të mira të gjuhës gjermane dhe keni interes për politikën, aplikoni tani!
📅 Afati i fundit për aplikim: 31 korrik 2026
📩 Dokumentet e aplikimit duhet të dërgohen me e-mail në Ambasadën Gjermane në Tiranë: [email protected]
🔗 Të gjitha informacionet mbi programin i gjeni këtu: www.bundestag.de/ips

Ndani artikullin: