eQuinoxe Europe - Zhvillim projekti dhe skenari

Grant
eQuinoxe Europe - Zhvillim projekti dhe skenari

eQuinoxe Europe vjen në Shqipëri në edicionin e 25-të!

Qendra Kombëtare e Kinematografisë (QKK) ka kënaqësinë të njoftojë partneritetin me eQuinoxe Europe në edicionin e 25-të të tij, i cili këtë herë do të zhvillohet në Shqipëri.

Një mundësi e shkëlqyer edhe për skenaristët shqiptarë.

eQuinoxe Europe është një organizatë e cila ofron mbështetje në zhvillimin e skenarëve dhe projekteve të filmave me metrazh të gjatë. Punëtoria Ndërkombëtare e Skenaristëve ofron një program për zhvillimin e tyre në bashkëpunim me specialistë skenari, me qëllim arritjen e një publiku ndërkombëtar për secilin nga projektet e përzgjedhura.

Si një filtrues talentesh i nivelit më të lartë evropian, eQuinoxe zgjedh ekipe krijuese dhe projekte premtuese që ngjallin interes, duke kontribuar kështu në njohjen mes kulturave të ndryshme.

Ky program është jashtëzakonisht i vlefshëm për ata që dëshirojnë të zhvillojnë histori të fuqishme dhe tërheqëse për publikun në rang global.

Ti mund të jesh një nga 9 projektet që përzgjidhen.

Ftohen skenaristët shqiptarë të aplikojnë!

Afati: 24 korrik 2026

Programi zhvillohet në datat: 29 tetor — 5 nëntor, 2026

Mos e humb këtë mundësi!

Zhvillo historinë që do të rrëfesh dhe bashkëpuno me profesionistë nga e gjithë Europa!

Linku i thirrjes: KETU

Ndani artikullin: