FAKTOJE - Menaxher per grante dhe partneritete

Punë

Faktoje, organizata e parë në Shqipëri për verifikimin e fakteve dhe promovimin e integritetit të informacionit, kërkon një Menaxher/e për Grante dhe Partneritete.

Kërkojmë një profesionist/e që:

 Ka përvojë në hartimin dhe menaxhimin e granteve;
 Ka aftësi të shkëlqyera në shkrimin e projekteve dhe raportimin ndaj donatorëve;
 Njeh menaxhimin e ciklit të projektit dhe buxhetimin;
 Komunikon shumë mirë në gjuhën shqipe dhe angleze;
 Punon në mënyrë të pavarur dhe në ekip.

Çfarë ofrojmë?

• Një mjedis pune profesional dhe bashkëpunues;
• Angazhim në projekte me ndikim kombëtar dhe ndërkombëtar;
• Mundësi zhvillimi profesional dhe bashkëpunimi me rrjete prestigjioze ndërkombëtare.

 Vendndodhja: Tiranë
 Dërgoni CV-në dhe letrën e motivimit në: [email protected]
 Afati i aplikimit: 20 / 08 / 2026

Ndani artikullin: