Fakulteti i Drejtësisë,Universiteti i Tiranës, “Konferenca IV Studentore"
Idetë e sotme, themelet e së ardhmes së gjelbër! ⚖️ Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, ju fton të merrni pjesë në “Konferencën IV Studentore”, me temë: 🇦🇱🔋🇪🇺“Energjia e gjelbër në prespektivën kushtetuese dhe europiane”.
Ke një ide që meriton të dëgjohet?
Je student/e dhe të interesojnë drejtësia, mjedisi dhe energjia e rinovueshme? Kjo është një mundësi për të prezantuar idetë dhe kërkimet e tua shkencore! 🌱
Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, organizon Konferencën IV Studentore me temë “Energjia e Gjelbër në Perspektivën Kushtetuese dhe Europiane”, duke krijuar një hapësirë për diskutim akademik, shkëmbim idesh dhe prezantim të punimeve kërkimore.
📌 Informacionet kryesore:
📅 Data e konferencës: 25 nëntor 2026
📍 Vendi: Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës
📝 Afati i dorëzimit të abstraktit: 9 nëntor 2026
📢 Njoftimi i pranimit: 16 nëntor 2026🗣️ Gjuha: Shqip
Punimet duhet të jenë të paktën 3,000 fjalë. Kumtesat e plota do të botohen në Librin e Konferencës Studentore.📩 Apliko këtu: https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSdv0RXq4Dv7dZI9IZU5XU7v5j2mDeYIYYLFrjRQrUIYfCpjWw/viewform?usp=publish-editor