Finance & Compliance Officer - Qendra HANA

Punë

H.A.N.A po zgjeron ekipin dhe hap një vend të ri pune për pozicionin Finance & Compliance Officer.

Ky rol përfshin më shumë sesa kontabilitet apo procesim pagesash.
Finance & Compliance Officer është përgjegjës për menaxhimin financiar të projekteve, përputhshmërinë me kërkesat e donatorëve, dokumentacionin kontraktual, raportimin financiar, koordinimin e auditimeve dhe garantimin që proceset financiare të organizatës të jenë gjithmonë të sakta, të plota dhe të gatshme për verifikim.
Kriteret e panegociueshme të aplikimit:
Diplomë në Financë, Kontabilitet ose fushë të ngjashme.
Përvojë në menaxhim financiar (përvoja në sektorin jofitimprurës përbën avantazh).
Njohuri shumë të mira të Excel.
Njohuri të mira të gjuhës angleze.
Aftësi shumë të mira organizative dhe analitike.
Integritet i lartë profesional dhe ndjenjë përgjegjësie.
Gatishmëri për të mësuar dhe për të punuar me standardet e agjensive/organizmave/institucioneve ndërkombëtare.
Kërkojmë një person që nuk kufizohet vetëm në ekzekutimin e detyrave, por merr përgjegjësi për të kuptuar proceset, identifikuar rreziqet dhe propozuar zgjidhje përpara se ato të kthehen në probleme.
Përtej aftësive profesionale, kërkojmë një person që punon me integritet, merr përgjegjësi, është proaktiv, bashkëpunues dhe përfaqëson me respekt misionin dhe vlerat e H.A.N.A-s në çdo ndërveprim me kolegët, partnerët, donatorët dhe komunitetin. Vendi i punës: Lezhë
 Pozicion me kohë të plotë.
 Të interesuarit ftohen të dërgojnë CV-në dhe një letër të shkurtër motivimi në: [email protected] 
 Afati i aplikimit: 15 Gusht 2026, ora 16:00
Ndani artikullin: