Human Resources Officer - Universiteti Metropolitan
UMT është në kërkim të një Specialisti të Burimeve Njerëzore (Human Resources Officer) për t'iu bashkuar Departamentit të Administratës.
Në këtë rol, do të keni mundësinë të kontribuoni në menaxhimin e proceseve të burimeve njerëzore, mbështetjen e stafit dhe zhvillimin e praktikave që forcojnë një kulturë pune profesionale, bashkëpunuese dhe të orientuar drejt cilësisë.
Nëse jeni një profesionist i organizuar, komunikues dhe me dëshirë për të dhënë kontribut në një institucion universitar që promovon inovacionin, zhvillimin dhe bashkëpunimin ndërkombëtar, ju ftojmë të aplikoni.
Dërgoni CV-në tuaj në: [email protected]
Afati i aplikimit: 10 Gusht 2026
Me shume info KETU