Koordinator i studentëve të huaj
Koordinatori i Studentëve të huaj mbështet Zyrën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare (IRO) në të gjithë aktivitetet lidhur me rekrutimin e studentëve të huaj, pranimin dhe jetën studentore. Ky është një rol praktik, në kontakt direkt me njerëzit, që përfshin të gjithë rrugëtimin e studentit - nga kontakti i parë me studentët e ardhshëm deri në përvojën e tyre ditore në kampus
Përgjegjësitë Kryesore
Mbështetja e detyrave ditore të Zyrës së marrëdhënieve me jashtë;
Ndihma në procesin e pranimit të studentëve ndërkombëtarë dhe detyra administrative të lidhura me të;
Të shërbejë si pikë kontakti për studentët e huaj, duke iu përgjigjur nevojave dhe kërkesave të tyre;
Planifikimi dhe koordinimi i eventeve dhe aktiviteteve për komunitetin e studentëve të huaj;
Bashkëpunimi me departamentet e brendshme dhe partnerët e jashtëm në çështje të lidhura me studentët të huaj;
Mbështetja e iniciativave të rekrutimit dhe marketimit në bashkëpunim me ekipin e IRO.
Detajet e Pozicionit
Pozicion me kohë të plotë (e Hënë – e Premte);
Pozicion me vendodhje në Tiranë;
Prania fizike në zyrë - ky nuk është një pozicion remote;
Pjesë e ekipit të Zyrës së marrëdhënieve me jashtë.
Aplikimet dërgohen me e-mail në: [email protected] ose dorëzohen pranë Recepsionit, Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë.