Pozicione kerkimore ne Bioinformatike - Universiteti i Mjekesise
Thirrje për aplikim – Pozicione kërkimore në Bioinformatikë (TargetMI Project)
Universiteti i Maltës shpall thirrjen për aplikime për pozicione kërkimore në kuadër të projektit TargetMI – A Multi-Omics Approach for Novel Drug Targets, Biomarkers and Risk Algorithms for Myocardial Infarction, i financuar nga programi Horizon Europe (EIC Pathfinder).
Pozicionet janë të hapura për të gjitha nivelet e karrierës kërkimore:
Të diplomuar (Graduate)
Master PhD
Postdoktorantë dhe studiues me përvojë
Fusha e kërkimit përfshin bioinformatikën, genomikën, proteomikën, metabolomikën dhe analizën e të dhënave të mëdha biologjike, me fokus në zhvillimin e metodave dhe algoritmeve për identifikimin e biomarkerëve, faktorëve të riskut dhe targeteve të reja terapeutike për infarktin e miokardit.
Me shume info ketu