Shoqata KREO kerkon menaxher projekti

Punë
Shoqata KREO kerkon menaxher projekti

Shoqata KREO po zgjeron ekipin dhe është në kërkim të një Menaxheri për Implementimin e Projekteve.

Nëse ke eksperiencë në implementimin e projekteve, prokurimet publike, procedurat PRAG dhe projektet e financuara nga Bashkimi Evropian apo donatorë ndërkombëtarë, të ftojmë të bëhesh pjesë e ekipit tonë!

🔹 Pozicioni: Menaxher për Implementimin e Projekteve
🔹 Fusha: Prokurime Publike, PRAG & Projekte Europiane
🔹 Eksperienca: Minimumi 3+ vite në implementim projektesh, prokurime ose menaxhim kontratash
🔹 Kërkohet: Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze dhe orientim juridik

🎯 Përgjegjësitë kryesore:
* Menaxhimi dhe koordinimi i implementimit të projekteve.
* Zbatimi i procedurave të prokurimit publik dhe rregullave PRAG.
* Ndjekja e kontratave, tenderimeve dhe dokumentacionit ligjor.
* Bashkëpunimi me partnerë, institucione publike dhe donatorë ndërkombëtarë.
* Monitorimi i aktiviteteve, buxhetit dhe raportimit të projekteve.
* Sigurimi i përputhshmërisë me kërkesat e projekteve të financuara nga BE dhe donatorë të tjerë.
* Përgatitja e dokumentacionit administrativ, teknik dhe ligjor.

📚 Kualifikimet:
* Diplomë në Juridik, Shkenca Sociale, Administrim Publik ose fusha të ngjashme.
* Minimumi 3 vite eksperiencë në implementimin e projekteve.
* Njohje e mirë e programeve europiane (Erasmus+, IPA, EU Grants, etj.).
* Eksperiencë me prokurimet publike dhe rregullat PRAG.
* Aftësi të shkëlqyera organizative, komunikimi dhe pune në ekip.

💼 Çfarë ofrojmë:
✨ Një ambient profesional dhe bashkëpunues.
✨ Përfshirje në projekte kombëtare dhe ndërkombëtare.
✨ Mundësi për zhvillim profesional dhe rritje në karrierë.
✨ Punë në një ekip me eksperiencë në menaxhimin e projekteve dhe fondeve të Bashkimit Evropian.

📩 Të interesuarit janë të ftuar të dërgojnë CV-në në: [email protected] .
📅 Afati i aplikimit: 05.08.2026
Bëhu pjesë e ekipit të Shoqatës Kreo dhe kontribuo në zbatimin e projekteve me ndikim për komunitetin.
Ndani artikullin: