Solutions for Municipalities - Local innovation hackathon
Instituti Robert Schuman Institute, në bashkëpunim me Eduardo Frei Foundation, prezanton një projekt të dedikuar për fuqizimin e të rinjve aktivistë dhe përfaqësuesve të OJQ-ve në vendet e përzgjedhura të Evropës Juglindore. Këtë vit, fokusi është adresimi i sfidave sociale dhe ekonomike lokale përmes zhvillimit të zgjidhjeve konkrete dhe me ndikim për komunitetet dhe bashkitë. Një element kyç i projektit është formati inovativ i hackathon-it i kombinuar me metodologjinë Design Thinking, duke sjellë një qasje praktike dhe bashkëpunuese për zgjidhjen e sfidave lokale.
Gjatë këtij projekti, ju do të fitoni aftësi praktike dhe njohuri në zgjidhjen e problemeve me fokus te qytetari, duke identifikuar sfidat më urgjente sociale dhe ekonomike në komunitetin tuaj dhe duke zhvilluar përgjigje konkrete ndaj tyre. Duke bashkëpunuar me pjesëmarrës të tjerë, do të kontribuoni në krijimin e prototipeve të zgjidhjeve reale për sfidat më të rëndësishme lokale në rajonin tuaj.
Më konkretisht, do të:
- Kontriboni në ndryshime pozitive në komunitetet lokale përmes forcimit të qasjeve të orientuara drejt qytetarit në zgjidhjen e sfidave ekonomike dhe sociale në nivel bashkie, duke ju fuqizuar si agjentë ndryshimi.
- Do njiheni me metoda inovative të zgjidhjes së problemeve përmes metodologjive të hackathon-it dhe Design Thinking.
- Do t’ju ofrohen mjete dhe teknika praktike për zhvillimin e zgjidhjeve të bazuara në të dhëna dhe nevojat reale të komunitetit.
- Do t’ju prezantohen praktika evropiane dhe rajonale efektive në zhvillimin e komunitetit dhe inovacionin lokal.
- Do të mbështeteni në zhvillimin e një ideje me potencial real për të përmirësuar cilësinë e jetës në komunitetin tuaj.