Te rinjte per qeverisje dhe strategji rinore
Je 15–29 vjeç dhe dëshiron të bëhesh pjesë aktive e zhvillimit të Mirditës?
Kjo është mundësia jote për të mësuar, zhvilluar aftësi të reja dhe për ta bërë zërin tënd pjesë të vendimmarrjes lokale!
Bashkohu me projektin “Të Rinjtë për Qeverisje dhe Strategji Rinore 2026–2030” dhe përfito nga një program i dedikuar për fuqizimin dhe angazhimin e të rinjve:
✅ 2 trajnime intensive mbi qeverisjen vendore, demokracinë lokale dhe pjesëmarrjen rinore
🏛️ Vizitë studimore në Bashkinë Mirditë
🗳️ Ndjekje nga afër e një seance të Këshillit Bashkiak
🎤 Zhvillim i aftësive në komunikim publik dhe lidership
📝 Kontribut i drejtpërdrejtë në hartimin e Strategjisë Vendore të Rinisë 2026–2030
Apliko duke derguar një letër motivimi në: [email protected]
Afati per aplikim: 3 Shtator