Thirrja per grante te vogla - Gruaja te Gruaja
Grantet e Vogla në kuadër të projektit AGREE! – Veprim për të Drejtat, Barazinë dhe Fuqizimin e Vajzave
Shoqata Gruaja tek Gruaja (Woman to Woman – WtW) shpall të hapur Thirrjen për Propozime për Grantet e Vogla, në kuadër të projektit AGREE! – Action for Girls’ Rights to Equality and Empowerment, me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian.
Kjo thirrje synon të mbështesë organizatat e shoqërisë civile, grupet rinore dhe iniciativat komunitare që kontribuojnë në promovimin e të drejtave të vajzave, barazisë gjinore, fuqizimit të tyre dhe pjesëmarrjes aktive në komunitet.
Çfarë mund të financohet?
Aplikantët mund të aplikojnë për:
- aktivitete ose ngjarje të vetme me ndikim në komunitet; ose
- projekte dhe iniciativa me kohëzgjatje deri në 6 muaj.
Projektet e propozuara duhet të kontribuojnë në krijimin e mundësive për vajzat dhe gratë e reja, promovimin e barazisë gjinore, luftën kundër diskriminimit, rritjen e pjesëmarrjes qytetare dhe fuqizimin e komuniteteve lokale.
Afati i aplikimit
📅 Thirrja është e hapur nga 20 korrik deri më 18 shtator 2026, ora 23:59.
Me shume info e gjeni ketu