THIRRJE PËR APLIKIM

Punë
THIRRJE PËR APLIKIM

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave fton të gjithë 👨🏻‍💻👩🏻‍💻nëpunësit e institucioneve shtetërore, qendrore dhe vendore, të marrin pjesë në trajnimin dyjavor për punën në arkiv-protokoll

Ky trajnim teoriko-praktik, që do të zhvillohet në 🗓️ datat 21 shtator-2 tetor, do t’i njohë punonjësit e sekretari-arkivave me përmbajtjen dhe zbatimin e Ligjit “Për Arkivat”. 📚Pjesë e trajnimit do të jenë edhe Normat tekniko-profesionale dhe metodologjike të shërbimit arkivor në Republikën e Shqipërisë 🇦🇱.

📚 Tematika të tjera ku do do të përqendrohet trajnimi, janë:

1. Menaxhimi i dokumenteve në sekretari dhe evidencimi i tyre;
2. Klasifikimi, sistemimi, renditja dhe dorëzimi i dokumenteve;
3. Ekspertiza për vlerësimin e ruajtjes së dokumenteve;
4. Përpilimi i shkresave zyrtare dhe elementët e tyre;
5. Mbrojtja dhe ruajtja e dokumenteve nga faktorët dëmtues;
6. Teknologjitë digjitale dhe digjitalizimi i dokumenteve;
7. Praktikë mbi përvetësimin dhe zbatimin e njohurive.

 Në përfundim të trajnimit, pjesëmarrësit do të pajisen me certifikatë 🏅, në shenjë dëshmie për njohuritë e përfituara rreth shërbimit arkivor.

INSTAGRAM : drejtoriaepergjithshmearkivave

Për të aplikuar, dërgoni një e-mail në adresën 📨[email protected] deri më 16 shtator 2026. Të përzgjedhurit do të njoftohen individualisht në postën elektronike.

Ndani artikullin: