Thirrje për Ekspert/e – Vlerësim Socio-Ekonomik
EcoAlbania hap thirrjen për angazhimin e një Eksperti/e për Vlerësimin Socio-Ekonomik, në kuadër të projektit CONNECTA, financuar nga Prespa Ohrid Nature Trust (PONT).
Eksperti/ja do të realizojë një vlerësim socio-ekonomik mbi potencialin për zhvillimin e ekoturizmit dhe agroturizmit në pjesën jugore të Korridorit Ekologjik Polis–Valamarë–Rungajë–Moravë–Gramoz, duke përfshirë bashkitë Maliq, Korçë, Skrapar, Devoll dhe Kolonjë.
Profili i kërkuar: Ekspertë me përvojë në vlerësime socio-ekonomike, zhvillim rural, turizëm të qëndrueshëm, ekoturizëm/agroturizëm ose fusha të ngjashme.
Afati i aplikimit: 15 shtator 2026, ora 17:00
Aplikimet: [email protected]
Termat e Referencës dhe dokumentacioni i plotë:
Përmes këtij vlerësimi synojmë të identifikojmë mundësi konkrete që lidhin zhvillimin ekonomik lokal me ruajtjen e natyrës dhe konektivitetit ekologji