THIRRJE PER ORGANIZATAT
Nëse punon në një OJF në Shqipëri, kjo thirrje është për organizatën tënde.
Komuniteti për Mbikëqyrjen Parlamentare është një mundësi për OJF-të që punojnë me advokim, politika publike, qeverisje, llogaridhënie apo integrim europian, për të forcuar mënyrën si angazhohen me Parlamentin dhe institucionet e pavarura.
🎯 Pjesëmarrja përfshin trajnime praktike, mentorim dhe shkëmbim eksperience, me fokus te konsultimet parlamentare, proceset e politikëbërjes dhe mbikëqyrja parlamentare.
📝 Në praktikë, organizatat do të punojnë për të përgatitur policy briefs, rekomandime, opinione dhe komente për konsultime, si edhe për t’u angazhuar më drejtpërdrejt me komisionet parlamentare dhe institucionet e pavarura.
📅 Afati i aplikimit: 15 shtator
📩 [email protected]
Nisma zhvillohet në kuadër të projektit PACEP II – Support to Parliament and Civil Society, të zbatuar nga Global Partners Governance Albania. @gpgovernance.albania