Thirrje për pjesëmarrës në programin: “Vajzat dhe të Rinjtë për qeverisje gjithëpërfshirëse në Lezhë

Vullnetarizëm
Thirrje për pjesëmarrës në programin: “Vajzat dhe të Rinjtë për qeverisje gjithëpërfshirëse në Lezhë

Zëri yt mund të sjellë ndryshim! H.A.N.A. Centre hap thirrjen për 40 të rinj nga Qarku Lezhë, të cilët dëshirojnë të angazhohen, të mësojnë dhe të kontribuojnë në komunitetin e tyre. 🌱 Nëse je 16–25 vjeç, banon në Qarkun Lezhë dhe dëshiron të bëhesh pjesë aktive e ndryshimit, kjo mundësi është për ty!

Gjatë trajnimit do të fitosh njohuri dhe aftësi praktike mbi:

✅ Të drejtat qytetare
✅ Funksionimin e pushtetit vendor
✅ Të drejtën për informim
✅ Monitorimin, mbledhjen e provave dhe advokimin

📲 Për t’u regjistruar, plotëso formularin https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSfyFZrDIRtU5Ozxfr0_S8V4279lY4ngOCIVzuEUCNyM1OutNQ/viewform . Mund të na shkruash edhe te [email protected] për të shprehur interes.
https://www.instagram.com/hanacentre?utm_source=ig_web_button_share_sheet&stkn=ZDNlZDc0MzIxNw== 
Mos qëndro vetëm spektator/e — ktheje zërin tënd në veprim! 💬✨

Ky program financohet nga Qeveria e Kanadasë.

Ndani artikullin: