Thirrje për projekte në fushën e letërsisë
Merrni pjesë në thirrjen për projekte të programit të ndihmës për botim 2026 për botimin e veprave të autorëve të gjuhës frënge në shqip!
Jeni botues shqiptar? Keni projekte botimi të veprave të autorëve të gjuhës frënge në shqip për vitin 2026-2027?
Merrni pjesë në thirrjen për projekte të programit të ndihmës për botim PAP FR-ALB 2026!
Kjo veprimtari e Ambasadës së Francës në Shqipëri përbën një nga akset e forta të partneritetit me Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit të Shqipërisë (QKLL) [ www.qkll.gov.al/].
Çdo dosje e dorëzuar duhet detyrimisht të shoqërohet nga elementet e mëposhtme :
1) prezantimi i projektit për botim;
2) kopja e kontratës së të drejtave e nënshkruar nga dy botuesit (francez dhe shqiptar);
3) kopja e kontratës së përkthimit midis botuesit shqiptar dhe përkthyesit;
4) CV e përkthyesit;
5) Projekt buxheti i ekuilibruar për shpenzimet dhe të ardhurat, i shprehur në euro, me datë dhe firmën e botuesit shqiptar (shkarko më poshtë formularin e projekt buxhetit).
Kalendari
Data e fundit për dorëzimin e dosjeve është 17 juin 2026, ora 24:00 njëherazi në dy adresat : [email protected] dhe [email protected] .
Rezultati i thirrjes për projekte do t’ju komunikohet para datës 1 korrik 2026.
Kriteret e përzgjedhjes : Librat për fëmijë e të rinj dhe letërsia bashkëkohore do të kenë prioritet