thirrjen për pjesëmarrje në Akademinë për Ngritjen e Kapaciteteve të Organizatave të Shoqërisë

Tjetër
thirrjen për pjesëmarrje në Akademinë për Ngritjen e Kapaciteteve të Organizatave të Shoqërisë

📅 15, 16 dhe 17 Tetor 2026 📍 Hotel Doro City, Tiranë 🎓 Trajner: Resul Resulaj Akademia do të sjellë së bashku përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, aktivistë të rinj dhe individë të angazhuar në jetën qytetare, për tre ditë trajnimi, diskutimi dhe shkëmbimi përvojash.

Gjatë Akademisë do të trajtohen tema që lidhen me pjesëmarrjen qytetare, vlerat e Bashkimit Evropian, të drejtat themelore, demokracinë dhe rolin e shoqërisë civile dhe të rinjve në proceset vendimmarrëse.

🌟 Rreth trajnerit
Resul Resulaj është një nga trajnerët e ACT Center, me profil në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare, integrimit evropian, demokracisë, pjesëmarrjes qytetare dhe politikave publike. Ai ka përfunduar studimet Master në International Relations në University of Sussex, Mbretëria e Bashkuar 🇬🇧, gjatë viteve 2024–2025, përmes Chevening Scholarship. Eksperienca dhe formimi i tij akademik do t’u ofrojnë pjesëmarrësve një perspektivë të vlefshme mbi zhvillimet evropiane, proceset demokratike dhe angazhimin qytetar.

✅ Pjesëmarrja është pa pagesë.

🎓 Në përfundim, pjesëmarrësit do të pajisen me certifikatë pjesëmarrjeje.

📝 Apliko tani:
https://s.surveyplanet.com/2s9efklq 

📩 Personat e përzgjedhur do të kontaktohen me email me informacionin e mëtejshëm për pjesëmarrjen.

📌 Vendet janë të kufizuara, ndaj ju inkurajojmë të aplikoni sa më shpejt.
Ndani artikullin: