Tirana International Film Festival (TIFF)
Tirana International Film Festival (TIFF) eshte nje nga ngjarjet me te rendesishme te kinematografise ne Tirane, qe çdo vit sjell se bashku filma, regjisore, artiste, profesioniste dhe te apasionuar pas artit dhe veçanerisht kinematografise nga Shqiperia dhe bota.
Kete vit duam te ftojme te rinj energjike dhe te apasionuar pas filmit dhe artit qe duan te behen pjese e TIFF si vullnetare. Eshte nje mundesi shume e mire per te perjetuar festivalin nga afer, per te pare filma, per t’u socializuar dhe per te njohur vullnetare te tjere, regjisore, artiste dhe te ftuar te ndryshem qe jane pjese e botes se artit dhe kinematografise. Perveç eksperiences se re, do te jete edhe nje mundesi shume e mire per te krijuar kontakte, per te mesuar me shume rreth festivalit dhe per te kaluar bukur se bashku me nje ekip te ri.
Neser zhvillohet ceremonia e hapjes se TIFF dhe te gjithe ata qe duan te behen pjese e ekipit te vullnetareve duhet te konfirmojne emrin dhe kontaktin e tyre. Ju lutemi te jeni te pranishem neser ne Kinemane Millennium ne oren 16:00 per pergatitjet e ceremonise se hapjes.
Nese deshironi te beheni pjese e TIFF si vullnetare, konfirmoni emrin dhe kontaktin tuaj tek numri i telefonit
+355685186517
dhe shihemi neser ne oren 16:00 ne Kinemane Millennium.