Trajnere per ofrimin e trajnimit mbi aftesite baze per te rinjte NEET

Punë
Trajnere per ofrimin e trajnimit mbi aftesite baze per te rinjte NEET

Trajner për ofrimin e Trajnimit mbi Aftësitë Bazë për të rinjtë NEET

Shoqata KREO, në bashkëpunim me organizatën “Me Komunitetin për Ndryshim”, po zbaton në Vlorë projektin “Fuqizimi i të Rinjve përmes Aftësive Bazë dhe Aktivizimit Rinor”.

Në kuadër të këtij projekti, Shoqata KREO kërkon të kontraktojë ekspertë të kualifikuar për ofrimin e trajnimeve mbi aftësitë bazë dhe digjitale për të rinjtë NEET - të rinj që nuk janë të punësuar dhe nuk ndjekin arsim apo formim profesional.

Trajnimet synojnë të përmirësojnë kompetencat bazë dhe aftësitë digjitale të pjesëmarrësve, duke rritur gatishmërinë e tyre për arsimim, formim profesional dhe punësim.

Kushtet për pjesëmarrje:

Të gjithë individët ose subjektet e interesuara duhet të dorëzojnë ofertën dhe dokumentacionin e kërkuar, sipas kushteve të përgjithshme dhe specifike të kësaj ftese, brenda datës 30.09.2026, në adresën elektronike [email protected], me subjekt:

“Aplikim - Trajner për ofrimin e sesioneve mbi aftësitë bazë për të rinjtë”

 Tipologjia e aplikanteve

  • Individ / Person fizik/Person Juridik (Entitete Juridike) i regjistruar me NIPT
  • Objekt i veprimtarisë duhet të jetë në përputhje me shërbimin e kërkuar
  • Në rast subjektesh juridike, kërkohet regjistrim i vlefshëm në QKB ose ne Gjykate 

LEXO ME SHUME

Ndani artikullin: