UET kërkon Koordinator Projektesh

Punë
UET kërkon Koordinator Projektesh

THIRRJE PËR POZICION PUNE ZYRA E PROJEKTEVE DHE NDËRKOMBËTARIZIMIT NË UET SHPALL THIRRJEN PËR POZICION PUNE: KOORDINATOR PROJEKTESH KRITERET KRYESORE Minimumi 3 vite eksperiencë në koordinimin ose zbatimin e projekteve; Diplomë universitare; kualifikimet pasuniversitare përbëjnë avantazh; Aftësi të mira organizative, koordinuese dhe për menaxhimin e disa detyrave paralelisht; Aftësi shumë të mira komunikimi dhe bashkëpunimi me ekipe dhe partnerë kombëtarë e ndërkombëtarë; Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze dhe të MS Office / mjeteve të punës online; Eksperienca me programe të BE-së.

PËRGJEGJËSITË KRYESORE

  • Mbështetjen në koordinimin dhe zbatimin e projekteve të UET;
  • Ndjekjen e aktiviteteve, afateve dhe kontributeve të partnerëve sipas planit të punës;
  • Komunikimin e vazhdueshëm me partnerët dhe mbështetjen në organizimin e takimeve, trajnimeve dhe eventeve;
  • Përgatitjen, mbledhjen dhe sistemimin e dokumentacionit të projektit;
  • Mbështetjen në përgatitjen e raporteve teknike dhe në ndjekjen bazë të dokumentacionit financiar;
  • Identifikimin në kohë të çështjeve që mund të ndikojnë në zbatimin e aktiviteteve dhe raportimin e tyre te Menaxheri i Projekteve.

DOKUMENTACIONI PËR APLIKIM

  • CV në gjuhën angleze;
  • Letër motivimi në gjuhën angleze;
  • Dy referenca profesionale (opsionale).

📩 Dërgoni CV-në dhe letrën e motivimit në gjuhën angleze në: [email protected]
📅 Afati i aplikimit: 5 tetor 2026

Ndani artikullin: