UN Women - National Consultant for private sector engagement
UN Women, e mbështetur në vizionin e barazisë të mishëruar në Kartën e Kombeve të Bashkuara, punon për eliminimin e diskriminimit ndaj grave dhe vajzave, fuqizimin e grave, si dhe arritjen e barazisë ndërmjet grave dhe burrave si partnerë dhe përfitues të zhvillimit, të drejtave të njeriut, veprimtarisë humanitare, paqes dhe sigurisë.
UN Women Albania aktualisht po zbaton Dokumentin e saj Strategjik (SN) 2022–2026, i cili synon të sigurojë që “të gjitha gratë dhe vajzat të gëzojnë dhe ushtrojnë të drejtat e tyre njerëzore në një shoqëri me barazi gjinore dhe të kontribuojnë në mënyrë domethënëse në zhvillimin socio-ekonomik të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës të Shqipërisë, si dhe në integrimin në BE”.
Për të arritur këtë rezultat, UN Women do të përqendrohet në tre rezultate kryesore, të cilat pasqyrojnë fushat prioritare të fokusit të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri:
- Rritje të investimeve më të mëdha dhe më të barabarta tek njerëzit për të hequr pengesat dhe për të krijuar mundësi për ata që rrezikohen nga përjashtimi.
- Zgjidhje inovative dhe të integruara të politikave që përshpejtojnë zhvillimin e qëndrueshëm, produktiv dhe gjithëpërfshirës.
- Qeverisje e ndjeshme ndaj çështjeve gjinore që forcon barazinë dhe mosdiskriminimin.
Zyra e UN Women Albania synon të angazhojë një konsulent kombëtar për të mbështetur komunikimin strategjik dhe angazhimin me sektorin privat, si dhe për të forcuar më tej iniciativën WEPs në Shqipëri. Konsulenti do të ofrojë këshillim teknik për angazhimin e kompanive në sektorë kyç, duke identifikuar mundësi konkrete për kontributin e tyre kundrejt prioriteteve tematike të UN Women.
Konsulenti gjithashtu do të mbështesë zhvillimin dhe zbatimin e aktiviteteve të angazhimit, duke përfshirë organizimin e eventeve, përgatitjen e profileve të kompanive, si dhe kontributin në raporte dhe produkte informuese.