UNDP Albania is hiring National IT consultant
UNDP, në kuadër të projektit “Zhvillimi i Aftësive për Punësim” (SD4E), financuar nga Qeveria Zvicerane, kërkon të angazhojë një Konsulent/e Kombëtar/e IT për të mbështetur Agjencinë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK) në avancimin e platformës online të vetëvlerësimit të sistemit të arsimit dhe formimit professional (AFP), SCVET.AL.
Konsulenti/ja do të kontribuojë në:
· Përmirësimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të platformës SCVET.AL
· Optimizimin e funksionaliteteve dhe zhvillimin e moduleve të reja digjitale
· Rritjen e sigurisë, performancës dhe përdorshmërisë së sistemit
· Mbështetjen e transformimit digjital të proceseve të sigurimit të cilësisë në AFP.
Kërkojmë profesionistë me eksperiencë në zhvillimin e platformave digjitale, arkitekturës së sistemeve, menaxhimin e bazave të të dhënave dhe shërbimeve online, të gatshëm për të kontribuar në modernizimin e kësaj platforme kombëtare të sigurimit të cilësisë në AFP.
Afati i aplikimit: 3 gusht 2026
Me shume info dhe aplikim KETU