Young volunteers for greater impact

Vullnetarizëm

THIRRJE PËR PJESËMARRËS | ERASMUS+ YOUTH EXCHANGE 🇪🇺

Je 18–30 vjeç dhe dëshiron të përjetosh një eksperiencë ndërkombëtare, të njohësh të rinj nga vende të ndryshme dhe të mësosh se si idetë e vogla mund të sjellin ndryshime të mëdha në komunitet?

Rrjeti i Organizatave “Zëri i të Rinjve” (YVNO), si organizatë partnere, hap thirrjen për përzgjedhjen e 5 të rinjve nga Shqipëria për Shkëmbimin Rinor Erasmus+:

🔹 “1+1>2 – One Plus One Greater Than Two: Young Volunteers for Greater Impact”

📍 Tekirdağ, Turqi
📅 11–17 tetor 2026
🌍 Me pjesëmarrës nga Shqipëria, Turqia, Spanja, Serbia dhe Bullgaria.

Gjatë aktivitetit, të rinjtë do të:

✅ eksplorojnë rëndësinë e vullnetarizmit dhe solidaritetit;
✅ identifikojnë nevojat dhe sfidat e komuniteteve lokale;
✅ krijojnë ide dhe zgjidhje praktike për ndryshim pozitiv;
✅ marrin pjesë në aktivitete të edukimit joformal dhe vizita në terren;
✅ zhvillojnë aftësi në komunikim, punë në grup, kreativitet, zgjidhje problemesh dhe qytetari aktive;
✅ përfitojnë certifikatën evropiane Youthpass.

Kush mund të aplikojë?

🔸 Të rinj të moshës 18–30 vjeç;
🔸 Të motivuar dhe të gatshëm për të marrë pjesë gjatë gjithë aktivitetit;
🔸 Të hapur ndaj mësimit ndërkulturor, punës në grup dhe shkëmbimit të ideve;
🔸 Të gatshëm për të ndarë eksperiencën dhe njohuritë pas përfundimit të projektit.

Njohja perfekte e gjuhës angleze nuk është e nevojshme. Më e rëndësishme është gatishmëria për të komunikuar dhe për t’u përfshirë aktivisht. Inkurajohen veçanërisht të aplikojnë të rinjtë me më pak mundësi ekonomike, sociale, kulturore ose gjeografike.

💶 Mbulimi i shpenzimeve
Akomodimi dhe ushqimi mbulohen nga programi Erasmus+. Shpenzimet e udhëtimit rimbursohen pas përfundimit të aktivitetit, sipas rregullave të programit dhe kundrejt paraqitjes së biletave, boarding pass-eve, faturave dhe dokumenteve të tjera të udhëtimit.

📩 Të interesuarit duhet të dërgojnë një shprehje interesi në:

[email protected]

Në email përfshini CV, emrin, mbiemrin, moshën, qytetin, numrin e kontaktit, një prezantim të shkurtër dhe motivimin.

Ndani artikullin: