Youth Exchange - Let’s Recharge Our Batteries
YRCI Albania hap thirrjen për përzgjedhjen e 5 të rinjve nga Shqipëria për Youth Exchange “Let’s Recharge Our Batteries”, një eksperiencë Erasmus+ që bashkon të rinj nga 7 vende europiane.
📍 Cabris, Francë
📅 15–24 tetor 2026
👥 Mosha: 18–30 vjeç
Përmes workshop-eve, aktiviteteve në natyrë dhe mbrëmjeve ndërkulturore, pjesëmarrësit do të eksplorojnë:
🥗 ushqyerjen e shëndetshme
📵 mirëqenien digjitale dhe reduktimin e kohës para ekranit
⛰️ aktivitetin fizik dhe lidhjen me natyrën
🌍 dialogun dhe bashkëpunimin ndërkulturor
Inkurajohen veçanërisht të aplikojnë të rinjtë me më pak mundësi, nga zonat rurale, të papunët dhe ata që nuk kanë marrë pjesë më parë në një eksperiencë ndërkombëtare.
✅ Akomodimi, ushqimi, aktivitetet dhe udhëtimi mbulohen nga programi Erasmus+.
🎓 Në përfundim, pjesëmarrësit pajisen me certifikatën europiane Youthpass.
📌 Afati i aplikimit: 5 gusht 2026
📧 Për të aplikuar, dërgoni një short bio në adresën
[email protected] me subjekt: Aplikim YE – France