“Youth4Peace Albania – From Global Agendas to Local Action”

Vullnetarizëm
“Youth4Peace Albania – From Global Agendas to Local Action”

Youth4Peace Albania është një iniciativë e zbatuar nga Shoqata Kombëtare e Punonjësve Rinorë, me mbështetjen e Agjencisë Kombëtare të Rinisë (AKR) dhe Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit (MTKS). Iniciativa synon të fuqizojë të rinjtë me njohuri, aftësi praktike dhe mjete për të kuptuar më mirë çështjet e paqes dhe sigurisë, për të identifikuar konfliktin, polarizimin, gjuhën e urrejtjes dhe narrativat përçarëse, si dhe për të kontribuar aktivisht në dialog, parandalim dhe ndërtimin e paqes në komunitetet e tyre. Thirrja është e hapur për të rinjtë e moshës 15–29 vjeç që banojnë në qarqet Shkodër, Lezhë, Dibër, Elbasan, Fier dhe Berat.

Ndani artikullin: