STARforum

STARforum vjen si një takim frymëzues i aktorëve kyç të ekosistemit për zhvillimin e karrierës dhe punësimin e të rinjve.
Kjo me qëllim rrjetëzim, informim më të mirë dhe shkëmbimin e njohurive në këtë sektor, për të gjetur zgjidhje konkrete dhe krijuar më tepër aktivitete që do t’i ndihmojnë të rinjtë të gjejnë më lehtë vend pune dhe të kenë zhvillim më të mirë të karrierës.
Përfaqësues të sektorit të biznesit, institucionet kompetente për punësimin, edukimin, ekonominë, rininë, si dhe përfaqësues të institucioneve arsimore, shoqërisë civile dhe organizatave ndërkombëtare.
Gjenerata Z, gjenerata e parë digjitale (e lindur pas vitit 1996), deri në vitin 2030 do të përbëjë 30% të fuqisë punëtore. Ata komunikojnë ndryshe: janë online deri në 10 orë në ditë, përqendrimi i tyre është 7’ krahasuar me 12’ të mijëvjeçarëve, 40% besojnë se janë të varur nga telefoni, dhe ndryshojnë punë dy herë më tepër në krahasim me gjeneratat më të vjetra, pa treguar shumë besnikëri.
Nga ana tjetër, sipas një ankete amerikane, 75% e menaxherëve nuk janë të kënaqur me Gjeneratën Z – ata më së shumti përmendin mungesën e motivimit, mungesën e profesionalizmit dhe aftësitë e dobëta të komunikimit.
Në të njëjtën kohë, ndikimi gjithnjë në rritje i inteligjencës artificiale (AI) po ndryshon me shpejtësi tregun e punës dhe sipas Forumit Ekonomik Botëror, deri në vitin 2030 do të zhduken pothuajse 100 milionë vende pune, por do të krijohen mbi 80 milion vende të reja pune. Pritet që të rinjtë e sotëm, deri në pension, të ndërrojnë 17 punë dhe 5 profesione të ndryshme, disa prej të cilave ende nuk ekzistojnë.
Si t’i edukojmë ata për një të ardhme kaq të pasigurt?
Për të gjitha arsyet e lartpërmendura, është jashtëzakonisht e rëndësishme që rregullisht të ndiqen trendet në tregun e punës, të mblidhen të gjithë aktorët kryesorë, të diskutohen zgjidhjet, mësimet e nxjerra dhe të planifikohen së bashku masa dhe programe që mund të ndihmojnë të rinjtë për ta orientuar dhe forcuar karrierën në një treg pune kaq të luhatshëm.
Të gjitha këto i ofron STARforum, si dhe një udhëzues politikash STAR, i krijuar posaçërisht me rekomandime për masa për mbështetjen e të rinjve në tregun e punës.
STARforum-i i parë u mbajt në Sarajevë më 3 dhjetor 2024, me 220 pjesëmarrës dhe 25 folës, përfshirë nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet Agjencisë për Punësim të Bosnjw Hercegovinës dhe një organizate joqeveritare.
Përmes kësaj nismëje rajonale, STARforum do të mbahet në qershor 2025 në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor:
📍 Tiranë – 11/06
📍 Podgoricë – 12/06
📍 Prishtinë – 17/06
📍 Shkup – 19/06
📍 Beograd – 24/06