STARmentor

title

Duke marrë parasysh që mësuesit janë ndër 3 burimet më të rëndësishme të informacionit për të rinjtë rreth rrugës së tyre të karrierës, fokusi i veçantë i platformës STAR është mbështetja për pedagogët, psikologët dhe mësimdhënësit.

Përveç kësaj, ata mund të luajnë një rol të rëndësishëm edhe në informimin e prindërve, të cilët janë ndikuesit e parë kur bëhet fjalë për orientimin profesional të të rinjve.
Në vijim, platforma STAR do të lançojë një program të veçantë për shkollat e mesme dhe universitetet i quajtur STARmentor, që synon të ofrojë metodologji dhe mbështetje për pedagogët, psikologët dhe mësuesit për informacion cilësor dhe udhëzim në karrierë për nxënësit dhe studentët, por edhe për prindërit.

Në kuadër të STARmentor do të krijohet bashkëpunim i drejtpërdrejtë i institucioneve arsimore me rrjetet e bizneseve dhe kompanitë individuale.