CALL FOR PARTICIPATION RYCO

Praktikë
CALL FOR PARTICIPATION RYCO

CALL FOR PARTICIPATION CAPACITY BUILDING TRAINING FOR YOUNG PROFESSIONALS IN THE CSO SECTOR

Aplikim për Trajnimin-Rritja e Kapaciteteve për Menaxhimin e Projekteve & Edukimin Mediatik
Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO), në bashkëpunim me Friedrich-Ebert-Stiftung Tirana (FES), ju fton të bëheni pjesë e një trajnimi 3-ditor që do të zhvillohet në Tiranë, Shqipëri. Ky trajnim do të mbledhë 15 profesionistë të rinj nga Shqipëria, të cilët janë të motivuar të forcojnë njohuritë e tyre në fushën e menaxhimit të projekteve, me një fokus të veçantë në edukimin mediatik. Ky trajnim synon të forcojë njohuritë dhe aftësitë praktike të pjesëmarrësve në:
  • Menaxhimin e Ciklit të Projektit (PCM)
  • Hartimin dhe zhvillimin e projekteve
  • Buxhetimin dhe menaxhimin financiar
  • Monitorimin dhe vlerësimin e projekteve
  • Edukimin mediatik dhe mendimin kritik
  • Identifikimin e dezinformimit dhe verifikimin e informacionit
Kush mund të aplikojë?
  • Të jenë 18-35 vjeç
  • Të jenë pjesë e një organizate të shoqërisë civile, grupi rinor ose iniciative komunitare
  • Të jenë të disponueshëm gjatë gjithë periudhës së trajnimit
  • Të jenë të motivuar për të aplikuar njohuritë e fituara në punën e tyre
📍 Tiranë / 🗓️ 12 - 14 Tetor 2026

Thirrja mbyllet me datë 4 Tetor 2026!
INSTAGRAM  rycowb
Ndani artikullin: