Konferenca e 7-të Ndërkombëtare për Zhvillim dhe Ekonomi

Event

Universiteti Bujqësor i Tiranës ju fton të merrni pjesë në Konferencën e 7-të Ndërkombëtare për Zhvillim dhe Ekonomi (I.CO.D.ECON. 2026), e cila do të zhvillohet në Kalamata, Greqi, në datat 22–25 Tetor 2026.

Konferenca organizohet nga Universiteti i Peloponezit (Greqi) në bashkëpunim me universitete prestigjioze nga Greqia, Bullgaria, Rumania dhe Shqipëria, përfshirë Universitetin Bujqësor të Tiranës.
Tematika kryesore:
 Ekonomia dhe shoqëria në epokën e inteligjencës artificiale
 Sfidat dixhitale dhe zhvillimi ekonomik
 Projekte ndërkombëtare ndërdisiplinore
 Prezantime shkencore, sesione speciale dhe diskutime akademike
 Ftohen të marrin pjesë:
• Pedagogë dhe kërkues shkencorë
• Studentë doktorature dhe masteri
• Studiues të rinj nga fusha të ndryshme
 Afati i dorëzimit të abstrakteve: 10 Shtator 2026
 Punimet e plota do të publikohen në format Open Access në MDPI Proceedings.
 Mundësohet edhe pjesëmarrja online për ata që nuk mund të jenë të pranishëm fizikisht.
 Konferenca do të akordojë gjithashtu çmimin për kërkimin më të mirë shkencor, me fokus mbështetjen e studiuesve të rinj.
Me shume info ketu
Ndani artikullin: