Konferenca e Mjekësisë "Si të Shpëtosh Jetë 2026"

Praktikë
Konferenca e Mjekësisë "Si të Shpëtosh Jetë 2026"

Konferenca mjekësore “Si të Shpëtosh Jetë” organizohet për të gjithë studentët e degëve të ndryshme mjekësore, në bashkëpunim midis BSKSH Mjekësi dhe Albanian Health Fund (AHF). Konferenca do të zhvillohet në datat 5-8 Nëntor, pranë Hotel Grand Blue Fafa Resort and Spa, Durrës. Në kuadër të konferencës, do të marrë pjesë një ekip mjekësor nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i përbërë nga mjekë, infermierë, fizioterapistë dhe stomatologë, të cilët do të udhëheqin sesionet kryesore dhe trajnimet mjekësore.

 *BSKSH Mjekësi dhe AHF janë organizata mjekësore të krishtera, ndaj krahas workshop-eve të shumta mjekësore, konferenca do të përmbajë dhe tema rreth besimit dhe botëkuptimit të krishterë.  

Të gjithë pjesëmarrësit janë të lutur të ndjekin me përpikmëri programin e plotë të konferencës, duke marrë pjesë në çdo sesion kryesor, seminar mjekësor dhe grup të vogël gjatë ditëve të zhvillimit të saj.

Informacion mbi regjistrimin dhe pagesën:

-Pagesa e hershme: 2000 ALL (deri më datë 30 Tetor)
-Pagesa e vonë: 2500 ALL (nga 1 deri më 3 Nëntor)

Çmimi përfshin transportin, akomodimin dhe ushqimin gjatë gjithë konferencës.

Kujdes ❗
Pasi të plotësoni formularin e aplikimit, do të njoftoheni me mesazh në telefonin tuaj nëse aplikimi juaj është pranuar. Vetëm pas këtij njoftimi duhet të kryeni pagesën pranë Bibliotekës AHF (përballë Pediatrisë, pranë bar “Panorama”) që do nis pas datës 5 tetor.
Vetëm pas kryerjes së pagesës regjistrimi juaj do të konsiderohet i vlefshëm.
📍 Vendndodhja në hartë

Në momentin e pagesës, studentët e mjekësisë (vitet klinike) do të zgjedhin seminaret mjekësore ku dëshirojnë të marrin pjesë gjatë konferencës.

Kontakt: bsksh_mjekesi https://instagram.com/bsksh_mjekesi?igshid=YmMyMTA2M2Y=

Ndani artikullin: