Piramida Fest Tech Edition 2026

Praktikë
Piramida Fest Tech Edition 2026

Për një ditë, Piramida e Tiranës hap dyert për të gjithë dhe shndërrohet në një hapësirë ku teknologjia, arsimi, krijimtaria, sipërmarrja dhe inovacioni takohen. Përmes 12 projekteve dhe programeve të mbështetura nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit, Piramida Fest sjell një rrugëtim për çdo moshë: nga aftësitë e para digjitale, te kodimi, inteligjenca artificiale, edukimi financiar, bursat, karriera, sipërmarrja dhe inovacioni.

Gjatë gjithë ditës, vizitorët mund të eksplorojnë stenda, workshop-e, biseda, ekspozita dhe eksperienca interaktive, të takojnë ekipet dhe të zbulojnë mundësitë që u përshtaten.

Ndani artikullin: