Praktikë pune te Qendra Kombëtare e Kinematografisë
Në kuadër të mbështetjes së brezave të rinj dhe zhvillimit të kapaciteteve në industrinë audiovizuale, Qendra Kombëtare e Kinematografisë (QKK) shpall të hapur thirrjen për zhvillimin e praktikave të punës.
Ftohen studentët dhe kineastët e rinj, të cilët synojnë të thellojnë njohuritë e tyre përmes përvojës konkrete në terren, të bëhen pjesë e këtij programi. Aplikantët do të kenë mundësinë të angazhohen drejtpërdrejt në ekipet e produksionit filmik vendas dhe te huaj, si në proceset e sheshxhirimit ashtu edhe në fazat e pas-prodhimit.
Procedura e aplikimit:
Për të shprehur interesin tuaj, lutemi të ndiqni hapat e mëposhtëm:
1 Shkarkoni formularin zyrtar të aplikimit në faqen tonë.
2 Plotësoni me kujdes të dhënat e kërkuara.
3 Dërgoni aplikimin tuaj pranë adresës elektronike: [email protected]
Për detaje të mëtejshme dhe informacion të zgjeruar, vizitoni faqen zyrtare: www.qkk.al