THIRRJE E HAPUR | DIGI-WELL – Slloveni 🇸🇮

Praktikë
THIRRJE E HAPUR | DIGI-WELL – Slloveni 🇸🇮

INAC përzgjedh 3 pjesëmarrës nga Shqipëria për kursin ndërkombëtar DIGI-WELL – Creative Digital Tools for Youth Wellbeing, që zhvillohet më 19–21 tetor 2026 në Žalec, Slloveni, në kuadër të Erasmus+.


Trajnimi fokusohet te mirëqenia digjitale, fotografia, video, audio dhe storytelling, përdorimi i përgjegjshëm i AI, siguria online dhe puna me të rinjtë.

Kërkohen të rinj 18–29 vjeç, me anglishte funksionale dhe përvojë ose angazhim në vullnetarizëm, aktivizëm, media apo projekte rinore.

Udhëtimi, akomodimi, ushqimi dhe aktiviteti mbulohen sipas rregullave të Erasmus+.

📍 Žalec, Slloveni
📅 19–21 tetor 2026
👥 3 pjesëmarrës nga Shqipëria

Ndani artikullin: