THIRRJE PËR APLIKIM – PROJEKTE PËR PASPRODHIM

Praktikë
THIRRJE PËR APLIKIM – PROJEKTE PËR PASPRODHIM

Qendra Kombëtare e Kinematografisë, hap thirrjen për aplikime në kategorinë Projekte për Pasprodhim.

Kjo thirrje synon të mbështesë realizimin dhe finalizimin e projekteve filmike shqiptare, duke kontribuar në rritjen e cilësisë artistike dhe teknike të produksioneve audiovizuale.

🎞️ Ftohen Shtëpitë Kinematografike të aplikojnë me projektet e tyre në fazën e pasprodhimit, për të përfituar mbështetje në përfundimin dhe prezantimin e tyre në tregun kombëtar dhe ndërkombëtar.

📅 Afati i aplikimit: 5 tetor 2026, ora 16:30

📩 Aplikoni tani në platformën e QKK (https://qkk.systems), dhe gjithashtu, dokumentacioni duhet dorëzuar fizikisht edhe pranë zyrës së protokollit të QKK-së.

Ndani artikullin: