THIRRJE PËR PJESËMARRJE | BALKAN BUSINESS FORUM 2026
Më 9 Tetor 2026, në Pallatin e Kongreseve, zhvillohet Forumi i Biznesit Ballkanik, organizuar nga ATTSO – Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Turqi. Forumi synon të krijojë një hapësirë të përbashkët për bizneset e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Turqisë, për të zhvilluar kontakte të reja, për të identifikuar mundësi bashkëpunimi dhe investimi dhe për të zgjeruar praninë e tyre në tregjet rajonale.
Pjesëmarrësit do të kenë mundësi të prezantojnë kompaninë, produktet dhe shërbimet e tyre, të zhvillojnë takime B2B me partnerë potencialë dhe të njihen me mundësi të reja biznesi dhe investimi në vendet pjesëmarrëse.
📅 9 Tetor 2026
📍 Palati i Kongreseve, Tiranë
🕘 09:00 – 20:00
📩 Për informacion dhe aplikim: [email protected]
📞 +355 69 60 76 550