Thirrje per praktikante - Komiteti Shqiptar i Helsinkit
THIRRJE PËR PRAKTIKË PROFESIONALE PËR STUDENTËT E FAKULTETIT TË EKONOMISË!
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH) është një organizatë jofitimprurëse që ka në mision mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut, shtetin e së drejtës si dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme.
Programi i praktikës profesionale (internship) do të zhvillohet pranë zyrave të Komitetit Shqiptar të Helsinkit për një periudhë 3 mujore me angazhim fizikisht cdo ditë jo më pak se 4 orë. Kjo praktikë ofrohet pa pagesë dhe synon t’i mundësojë praktikantit/es përfitimin e një përvoje të vlefshme profesionale, zhvillimin e aftësive praktike si dhe thellimin e njohurive në fushën përkatëse.
Gjeni me shume informacion ne linkun: INFO