Tirana Vepron për Klimën

Event

Me rastin e Ditës Botërore të Mjedisit, Bashkia Tiranë organizon më datë 5 Qershor te 📍 Piramida e Tiranës një aktivitet të dedikuar për veprimin klimatik dhe mbrojtjen e mjedisit, duke e bërë Tiranën pjesë të hartës zyrtare të aktiviteteve të Programit të Kombeve të Bashkuara për Mjedisin (UNEP) për vitin 2026.


Aktiviteti do të bëjë bashkë qytetarë, institucione, biznesin dhe akademinë për të diskutuar mbi sfida si cilësia e ajrit, ndotja akustike, ndryshimet klimatike, biodiversiteti, eficenca e energjisë, energjia e rinovueshme, ekonomia qarkulluese, mbrojtjen e trupave ujorë, menaxhimin e qëndrueshëm e burimeve natyrore dhe përfshirja aktive e komunitetit në vendimmarrjen mjedisore.

Një hapësirë për ide, bashkëpunim dhe veprim konkret për një Tiranë më të gjelbër dhe më të qëndrueshme.

⏳ Afati i aplikimit: 3 Qershor 2026

Regjistrim për pjesëmarrje në aktivitetin "Tirana Vepron për Klimën - 5 Qershor 2026".

Ndani artikullin: