Workshop - Art ne qelq - Kaligrafi ne qeramike
Kjo punëtori sjell së bashku dy forma artistike që ndërthurin krijimtarinë me trashëgiminë kulturore.
Nën udhëheqjen e artisteve, pjesëmarrësit do të eksplorojnë teknikat bazë të Artit në Qelq, duke krijuar punime dekorative të frymëzuara nga ngjyrat dhe elementët e trashëgimisë kulturore si dhe ne punëtorinë e Kaligrafisë në Qeramikë, pjesëmarrësit do të mësojnë të krijojnë kompozime me shkronja dhe motive dekorative mbi objekte qeramike, duke i kthyer ato në vepra artistike unike.
Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të programit “Trashëgimia për Përfshirjen Sociale”, me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit.
Kur? 01 Gusht | Ora 18:30
Ku? Parku Kreativ Vollga, Durres