03 – Kush janë punëtorët më të dëshiruar? A je ti ndër ta?
Çfarë në fakt kërkojnë punëdhënësit? A mjafton diploma apo ka diçka më shumë? Në këtë episod të serisë STAR edu do të mësosh cilat janë ato aftësi të buta kyçe dhe mënyra e të menduarit që mund të të veçojnë mes qindra kandidatëve – pa marrë parasysh nëse je doktor, kuzhinier apo programues. Nëse dëshiron të bëhesh punonjësi që të gjithë e duan – ky episod është për ty. Kursi video STARedu: Si të bëhesh atraktiv në tregun e punës ndihmon të rinjtë në zhvillimin e karrierës në Ballkanin Perëndimor.
Burime shtesë
Në STARmap (link) gjendet një bazë të dhënash ku mund të zgjidhni një vend nga Ballkani Perëndimor dhe një nga kategoritë tematike, ku ka më shumë se 1.000 kontakte përdoruesish dhe burime.
Ligjëruesi i kursit
REALIZUES I KURSIT: Kursi STAR edu është krijuar mbi bazën e mbi 15 viteve përvojë të Inkubatorit MUNJA në fushën e hartimit të programeve edukative për fuqizimin e të rinjve në tregun e punës, si dhe pjesëmarrjes në kërkime të ndryshme relevante. Përgatitja e kursit është mbështetur përmes partneritetit me Fondacionet për Shoqëri të Hapur – Ballkani Perëndimor dhe është përshtatur në gjuhët e rajonit.
Inspirimi për kursin vjen nga disa programe edukative në të cilat ka punuar MUNJA, ndër të cilat janë projektet: “Të rinjtë aktivë – Kompetencat kyçe të jetës” me UNICEF-in (2010-2014), JOBLAB me Fondacionin Telemach (2019 - …), Trajnimet për agjencitë e punësimit në kuadër të projektit zviceran YEP (2011-2015), Një e ardhme më e mirë me Helvetas-in (2018-2019) etj.
Produksioni: Inkubatori MUNJA për platformën STAR (7.2025.)
Videoja mund të përdoret për qëllime edukative me përmendjen e autorit dhe platformës STAR.