06 - Sa është faktori yt VIP? (Lidhje, informacione, njohje!)

Në këtë episod të serisë STARedu zbulojmë pse lidhjet, informacionet dhe njohjet (VIP) janë kyçe për suksesin tënd – sidomos në Ballkan! Mëso si të ndërtosh një rrjet kontaktetsh, si të shfrytëzosh mundësitë që sjell networking-u dhe si të bëhesh i/e dukshëm dhe i/e njohur. Përmes një historie të vërtetë të një lideri të ri nga Sarajeva, do të zbulosh se si edhe ti mund të fitosh bursë, punë apo ngritje në karrierë – jo me “shtelë”, por me hapat dhe strategjitë e duhura.

Burime shtesë

Në STARmap (link) gjendet një bazë të dhënash ku mund të zgjidhni një vend nga Ballkani Perëndimor dhe një nga kategoritë tematike, ku ka më shumë se 1.000 kontakte përdoruesish dhe burime.

Ligjëruesi i kursit

REALIZUES I KURSIT: Kursi STAR edu është krijuar mbi bazën e mbi 15 viteve përvojë të Inkubatorit MUNJA në fushën e hartimit të programeve edukative për fuqizimin e të rinjve në tregun e punës, si dhe pjesëmarrjes në kërkime të ndryshme relevante. Përgatitja e kursit është mbështetur përmes partneritetit me Fondacionet për Shoqëri të Hapur – Ballkani Perëndimor dhe është përshtatur në gjuhët e rajonit.

Inspirimi për kursin vjen nga disa programe edukative në të cilat ka punuar MUNJA, ndër të cilat janë projektet: “Të rinjtë aktivë – Kompetencat kyçe të jetës” me UNICEF-in (2010-2014), JOBLAB me Fondacionin Telemach (2019 - …), Trajnimet për agjencitë e punësimit në kuadër të projektit zviceran YEP (2011-2015), Një e ardhme më e mirë me Helvetas-in (2018-2019) etj.

Produksioni: Inkubatori MUNJA për platformën STAR (7.2025.)

Videoja mund të përdoret për qëllime edukative me përmendjen e autorit dhe platformës STAR.