14 - Cilat janë teknikat për të kërkuar punë?

Ke përfunduar shkollën ose fakultetin dhe po pyesësh se ku të gjesh punë? Në këtë episod të kursit STAR edu të sjellim tetë teknika të provuara që mund të të ndihmojnë të punësohesh – nga zyrat dhe agjencitë e punësimit, portalet online dhe agjencitë për punë sezoniere, deri te panairet e karrierës, rrjetet e biznesit, kontakti direkt me kompanitë, freelancing-u dhe nisja e biznesit tënd. Me shembuj praktikë dhe lidhje të dobishme, të tregojmë ku dhe si mund të fillosh kërkimin për punë dhe të hapësh dyer të reja në tregun e punës.

Burime shtesë

Në STARmap (link) gjendet një bazë të dhënash ku mund të zgjidhni një vend nga Ballkani Perëndimor dhe një nga kategoritë tematike, ku ka më shumë se 1.000 kontakte përdoruesish dhe burime.

Ligjëruesi i kursit

REALIZUES I KURSIT: Kursi STAR edu është krijuar mbi bazën e mbi 15 viteve përvojë të Inkubatorit MUNJA në fushën e hartimit të programeve edukative për fuqizimin e të rinjve në tregun e punës, si dhe pjesëmarrjes në kërkime të ndryshme relevante. Përgatitja e kursit është mbështetur përmes partneritetit me Fondacionet për Shoqëri të Hapur – Ballkani Perëndimor dhe është përshtatur në gjuhët e rajonit.

Inspirimi për kursin vjen nga disa programe edukative në të cilat ka punuar MUNJA, ndër të cilat janë projektet: “Të rinjtë aktivë – Kompetencat kyçe të jetës” me UNICEF-in (2010-2014), JOBLAB me Fondacionin Telemach (2019 - …), Trajnimet për agjencitë e punësimit në kuadër të projektit zviceran YEP (2011-2015), Një e ardhme më e mirë me Helvetas-in (2018-2019) etj.

Produksioni: Inkubatori MUNJA për platformën STAR (7.2025.)

Videoja mund të përdoret për qëllime edukative me përmendjen e autorit dhe platformës STAR.